Gjendet në rrugë pa shenja jete një i moshuar në Korçë. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 9 dhe nga veprimet e para dhe këqyrja e trupit rezulton se viktima nuk ka shenja dhune në trup.

Viktima dyshohet se mund të jetë rrëzuar në rrugë. Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.

Aktualisht trupi ndodhet në morgun e qytetit të Korçës për procedura të tjera në vijimësi që kanë të bëjnë edhe me ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet.