Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi një person rreth 60 vjeç i cili u gjet i mbytur në plazhin e vjetër të Vlorës.

“Rreth orës 15:00, në plazhin e vjetër është nxjerrë nga uji një shtetas i moshuar i seksit mashkull, i cili dyshohet të ketë pësuar infarkt në ujë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen”,-  njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.