Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu. Policia thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e 90-vjeçarit në lagjen 4 të qytetit të Korçës.

“Rreth orës 03:00,  në  lagjen nr. 4,  Korçë, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Dh. Gj., rreth 90 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.