Policia e Tiranës ka arrestuar një të moshuar, pasi është kapur në kushtet e flagrancës në motel me dy prostituta thuajse të të njëjtës moshë”.

Nga burimet e policisë u mësua se 68-vjeçari nga Kamza me inicialet A.H, u ndalua në dhomën e motelit me dy gra të moshës 48 dhe 53 vjeçe me inicialet E.Q. e M.N, që të dyja banuese në Tiranë.

Agjentët e policisë, në fakt mbanin nën mbikëqyrje 53-vjeçaren, pasi ajo njihej si kontingjent prostitucioni dhe operonte me skemën “vendin e gjej unë, ti sill paratë”. Duke ndjekur gruan diku nga zona e Saukut, ata zbuluan edhe faktin se gruaja jo vetëm që siguronte vendin, por madje ishte edhe pjesë ushtrimit të prostitucionit.

Policia saktëson se shtetasja M.N., kishte marrë me qira dhomën e një moteli dhe atje priste të moshuarin së bashku me gruan tjetër. Në momentin kur i moshuari hyri në dhomën e tyre, rreth orës 13.00 të së enjtes, policia ndërhyri dhe i arrestoi. Klientët e rregullt ishin kryesisht të moshuar të cilët sipas policisë ishin të njohur edhe të gruas që pretendohet se ishte personi që menaxhonte një grup grash që ushtronin prostitucion.