Një i moshuar ka humbur kontaktet me familjarët e tij në Durrës, pasi është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi djali i tij Sh. E., 51 vjeç, banues në Durrës, se është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi R. E., 77 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 77-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ndërkohë ka nisur puna për gjetjen e tij.