Një i moshuar është mbytur në plazhin shqiptar këtë pasdite. Mësohet se viktimë ka mbetur i moshuari Foto Labi.
Dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
“Më datë 08.05.2021, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasi F.L.,78 vjeç banues në Gjirokastër.”, njofton paraprakisht policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





