Një aksident ku janë përfshirë dy të moshuar është regjistruar në Durrës. Një 78-vjeçar po procedohet nga policia, i cili teksa ishte duke drejtuar “Benz”-in e tij, ka aksidentuar një 71-vjeçar. Fatmirësisht ky i fundit nuk është në rrezik për jetën.

Ngjarja ka ndodhur te rruga paralel me Portin një ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Y.B, vjeç 78, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në rrugën e Portit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin Z.P, vjeç 71, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.