Një i moshuar është ndjerë keq paraditen e sotme në qendër të Durrësit.

Sipas qytetarëve të pranishëm në vendngjarje, burri i moshës 70-vjeçare është ndjerë keq dhe për pasojë ata kanë njoftuar menjëherë ambulancën.

I moshuari është shoqëruar për në spitalin rajonal të qytetit për të marrë ndihmë më të specializuar nga ana e mjekëve.