Një i moshuar ka humbur jetën paraditen e sotme nga një infarkt teksa kishte hyrë në një farmaci për të blerë ilaçe.

“Rreth orës 10:00, shtetasi H. M., rreth 70 vjeç, gjatë qëndrimit në një farmaci, për të blerë medikamente, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës dhe të rrethanave të rastit.