Një 85-vjeçar nga Durrësi ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë se prej datës 21 prill 2024 ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin A. K., 49 vjeç.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasi M. K., 85 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin A. K., 49 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.”, njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.





