Një aksident ka ndodhur në zonën e Selvisë në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur një burrë të moshuar, i cili ishte kalimtar në trotuar.
Pritet mbërritja e ambulancës dhe policisë për të mësuar më shumë mbi këtë aksident të rëndë. Po ashtu raportohet se makina është larguar nga vendi i ngjarjes.





