Një histori e çuditshme mashtrimi është denoncuar në komisariatin e policisë së Shijakut.
Ngjarja ka për protagonistë, dy të moshuar, njëri madje është 74 vjeç.
Gjithsesi, mosha e thyer se ka ndaluar të falsifikojë firmën e një 64-vjeçari nga Maminasi, të tërheqë nga banka një kredi në emër të tij dhe t’i shkaktojë probleme të shumta banorit të Maminasit që përveçse është ndjerë i mashtruar i është dashur të përballet me një situatë stresuese.
Mësohet se 74-vjeçari F.A., nga Shijaku ka falsifikuar firmën e shtetasit A.D. dhe këtë të fundit e ka përdorur për të marrë kredi në emër të denoncuesit.
64-vjeçari nga Maminasi ka mbetur i surprizuar kur është kontaktuar nga banka, që kërkonte kthimin e parave të marra.
Pasi ka nxituar në bankë për të kuptuar diçka më shumë lidhur me këtë kredi, për të cilën nuk dinte asgjë, banori i Maminasit ka zbuluar mashtrimin që ishte bërë në emër të tij.
I ndodhur në këto kushte, ai i është drejtuar drejtuar komisariatit të policisë për të bërë denoncimin për 74-vjeçarin.
Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj të moshuarit, të akuzuar për “Falsifikim dokumentesh”.