Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një i moshuar rreth 70 vjeç është përplasur nga një mjet në afërsi të rrethrrotullimit të Savrës. 

Sipas raportimeve, ai ishte duke ecur në këmbë drejt qytetit kur mjeti e goditi dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas aksidentit, i moshuari u dërgua në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar mjetin dhe drejtuesin e tij.