Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çipan-Devoll, ku një i moshuar është vetëvrarur në shtëpiën e dhëndrit.

Policia sqaron se në banesën e shtetasit A.M., është vetëvarur shtetasi F.Ç., 78 vjeç, banues në fshatin Sul-Devoll. Nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga deklarimet e marra prej familjarëve, rezulton se pas humbjes së bashkëshortes së tij para pak kohësh, ky shtetas qëndronte në banesën e vajzës dhe bashkëshortit të saj.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.