Egnatia ka arritur të fitojë ndaj Dinamo Minsk në transfertë 0-2 pas shpërfytyrimit me modestët e Brediablik. Me këtë fitore, kampionët e Superiores janë shumë pranë kalimit në turin e tretë të Conference League. Ndërkohë mediat në Bjellorusi janë fiksuar pas veshjes së Tetovës dhe karrierës së tij. Media bjelloruse, Tribuna, ka treguar në detaje gjithë historinë e Tetovës te Egnatia, ndërsa më pas ka folur pak edhe për veshjen e tij.“Cfarë stili ka ky trajner në veshje”, thuhej në shkrim, ndërsa mes batutës, tregonin edhe një fotografi nga ndeshja Egnatia-Vllaznia, ku shfaqej Brdaric dhe Tetova: “Me sa duket, veshja e pazakontë për trajnerët është një kushtet për punësim në Shqipëri”. Më poshtë gjeni pak nga shkrimi i medias bjelloruse rreth Tetovës.
“Falë këtyre sukseseve, Tetova u njoh si trajneri më i mirë i Shqipërisë në vitin 2024. Trajneri mori çmimin nga Pablo Zabaleta. Ish-mbrojtësi i “Man City” dhe partneri i Lionel Messit në ekipin kombëtar të Argjentinës (68 ndeshje së bashku) tani punon si asistent në stafin e trajnerëve të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Nejse, kushtojini vëmendje kostumit të Tetovës – çfarë stili!Në sezonin 2024/25, Egnatia shtoi Superkupën dhe një kampionat në uniformën e saj. Për ndeshjen vendimtare të kampionatit, trajneri mbante përsëri një kravatë të artë. Dhe a i shihni pantallonat e gjera të trajnerit të kundërshtarit? Me sa duket, veshja e pazakontë për trajnerët është një nga kushtet për punësim në Shqipëri,” shkruhet në median bjelloruse.





