TERNI– Një vajzë italiane, 25 vjeç dhe një shqiptar kanë vdekur, si pasojë një aksidenti automobilistik.
Ngjarja ka ndodhur në Terni, Itali gjatë një aksioni policor për kapjen e dy shqiptarëve të cilët i kishin grabitur 50 euro një të moshuare.
Dy shqiptarët pasi kanë grabitur 50 euro po përpiqeshin t’ia mbathnin policisë që i ndiqte me një makinë e tipit “Fiat Panda”.
Mjeti i tyre u përplas me makinën në të cilën ndodhej vajza.
Lajmin e ka transmetuar agjencia italiane e lajmeve, ANSA ndërsa bënë të ditur se njëri nga djemtë, 28 vjeç vdiq në vend, ndërsa tjetri, 21 vjeç është plagosur rëndë, në gjendje kritike për jetën.
Sipas informacioneve kanë qenë katër djem që bashkëpunuan në vjedhje, nga të cilët njëri vdiq, tjetri në gjendje të rëndë, dhe dy të tjerët janë shpallur në kërkim.
Identiteti i dy viktimave nuk është bërë i ditur.





