Mavis Wanczyk zgjodhi datat e ditëlindjes si numrat e e fatit teksa plotësonte një biletë të rastësishme llotarie, që për shansin e saj të mirë, do t’i ndryshonte jetën. Rezultoi të ishte fituese e çmimit më të madh në historinë e llotarive në Amerikë. Ajo që deri dje ishte një punonjëse e thjesht spitali, sot shihet me admirim nga të gjithë për fatin e saj, plot 758.7 milion dollarë vetëm për të.
Mesa duket, gjëja e parë që bëri ishte të njoftonte shefin e saj, se nuk të kthehej më në punë.
“E telefonova dhe i thashë që nuk vij më. Doja vetëm të ulesha dhe të qetësohesha.”- është shprehur gruaja pasi ka mësuar lajmin e madh.
Wanczyk zgjodhi të merrte shumën prej 480 milion dollarëve, që pas zbritjes së taksave shkonte diku tek 336 milion dollarë. Fituesit që zgjedhin t’i marrin paratë menjëherë, iu zbritet një shumë e caktuar përveç taksave, ndryshe nga ata të cilët i marrin paratë e fituara përgjatë 3 dekadave.
Gruaja fatlume, ka punuar për 32 vite si punonjëse në departamentin e infermierisë dhe duket se para një muaji ajo ka postuar një status ironik në Facebook, ku kërkonte ‘ca pushime’ me të cilat i referohej një pune të re. Pa e ditur se sa hap e mbyll sytë, do të kishte luksin e madh t’i jepte shefit të saj atë që prej kohësh dëshironte, dorëheqjen!





