Temperamenti ballkanas është i flaktë! Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi. Bashkëpunëtori i Fali Ramadanit, Nicola Damjanac, ka përjetuar një situatë shumë të sikletshme.

I ndodhur në një restorant me familjen e tij dhe djalin, Aleksa, futbollist të Teleoptik në ligën inferiore serbe, ka përjetuar tmerr. Djali i tij ka ngacmuar shoqëruesen e një klienti që po dilte nga lokali.

Çifti ka dalë, më pas mashkulli është kthyer dhe ka goditur me shpullë djalin e menaxherit Damjanac. Ky i fundit është çuar për ta mbrojtur, por një tjetër burrë e ka goditur.

Personi që goditi Aleksan ka nxjerrë pistoletën dhe aty është krijuar kaos. U desh ndërhyrja e sigurisë dhe personave të tjerë për të shmangur përplasjen e përgjakshme.

Nicola dhe Fali Ramadani kanë agjencinë "Lian Sports". Ata menaxhojnë emra të njohur si Pjanic, Koulibaly, Jovic, Alonso apo dhe Armando Sadikun.