Kinë, 12 qershor 2014  – “Rrëshqita dhe organi im gjenital ngeci në një tub”. Është kjo ajo që ka thënë Lian Tien, një burrë kinez i cili përfundoi në duart e mjekëve pasi penisi i tij kishte ngecur i bllokuar në një tub hekuri.

Burri 61 vjeçar tha më tej se, “E di që nuk do të më besoni, por rasti im ishte vërtetë një fatkeqësi”.

Ai tregoi se po lyente muret e shtëpisë i zhveshur, për shkak të të nxehtit dhe kishte rrëshkitur duke bërë që organi i tij gjenital të bllokohej brenda tubit.

Prej sikletit, Lian qëndroi në ato kushte për dy ditë, dhe pasi tentativat e tij për tu liruar dështuan, kërkoi ndihmën e mjekëve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/