Temperatura rekord për stinën dhe një verë të parakohshme po përjeton Anglia prej disa ditësh.

Sot, që është edhe ditë feste, e gjithë mbretëria është përfshirë nga i nxehti.

Për Anglinë sot është May Bank Holiday Monday, që është festuar për herë të parë në vitin 1978.

Sipas zyrës meteorologjike britanike, Met Office, temperaturat shënojne 28 gradë Celsius në disa zona të Anglisë.

Deri më sot, temperaturat gjatë kësaj feste, kanë qënë 23,6 gradë Celsius në vitin 1999, ndërsa mesatarja në muajin maj në Londer ka qënë 18 gradë Celsius.