Shqipëria është përfshirë nga i nxehti afrikan dhe temperaturat pritet të kalojnë mbi 40 gradë. Vendi do të përfshihet nga temperatura shumë të larta gjatë ditës, por mbrëmjet do të jenë të freskëta.

Moti do jetë i favorshëm edhe për pushuesit në bregdetin e Jonit dhe Adriatikut, por paralajmërohet kujdes i veçantë, pasi temperaturat do të jenë mbi normën e caktuar.

Kjo javë pritet të jetë edhe java më e nxehtë e kësaj vere. Po ashtu edhe muaji korrik do të fillojë me temperatura të larta 39-40 gradë celcius.