Evropa është përfshirë sërish nga temperatura përvëluese. Në Francë është vendosur alarmi portokalli, për shkak të të nxehtit ekstrem.

Pritet që përgjatë kësaj jave temperaturat në Paris të arrijnë deri në 45 gradë Celcius.

Edhe në Shqipëri, ditët në vijim priten të shënojnë edhe kulmin e temperaturave, ndërkohë që i nxehti afrikan do të zgjasë deri në fundjavë.

Temperaturat do të arrijnë 40 gradë celcius, ndërkohë që të dielën pritet një rënie me 4 gradë.