Vera 2019 do të kujtohet si një nga më të nxehtat në histori. Këtë e tregojnë temperaturat rekord të arritura në Arktik, ku termometri ka regjistruar 23 gradë, 13 më shumë se temperaturat mesatare të stinës.
Vala e të nxehtit ka shkaktuar një shkrirje të papritur të akujve në Groenlandë. Në 24 orë janë derdhur në oqeane më shumë se 10 miliardë tonelata ujë.
Përpara kësaj emergjence OKB lëshon alarmin: Nevojitet të reduktohen në mënyrë drastike emetimet e gazrave, përgjegjës për ndryshimet klimaterike’.





