19 dhjetor 2014 –  Ndeshja e kriketit mes Australisë dhe Indisë pritej të ishte spektakolare por 38 gradët mbi stadiumin e Brisbane ia vështirësuan punët edhe telekamerave që e kishin shumë të vështirë të filmonin çfarë ndodhte në fushën e lojës.

Gazetarja Yvonne Sampson mundohet t'iu shpjegojë situatën teleshikuesve në një mënyrë shumë origjinale: me atë të nxehtë mund të skuqësh edhe një vezë në fushë pa patur nevojë për një vatër zjarri.