Në Lindjen e Mesme, e njohur botërisht si një nga zonat më të nxehta të planetit, ditët e fundit temperatura ka arritur 54 gradë Celcius në Kuvajt, Mitribah dhe Basra, ndërkohë në Delhoran, Iran termometri ndaloi në 53.9 gradë Celcius.
Megjithëse një temperaturë rekord për këto ditë korriku, ajo ende nuk ka arritur të thyejë rekordin e vendosur rreth një shekull më parë, më 10 korrik 1913.
Në atë kohë, në Luginën e Vdekjes, në Kaliforni, termometri shënoi as më shumë e as më pak por 56.7 gradë Celcius.





