33 persona kanë vdekur për shkak të temperaturave të larta që kanë prekur pjesën jugore të krahinës kanadeze të Quebec.
Moti i nxehtë filloi të premten e kaluar me temperatura që shënonin 35 gradë celcius dhe lagështi të lartë. Numri i të vdekurve është rritur çdo ditë këtë javë, ku shumica e viktimave janë rreth moshës 50 dhe 80 vjeç.
Moti i nxehtë është më e keqja që ka provuar provinca në dekada, thonë zyrtarët. Ata u bëjnë thirrje njerëzve të pijnë shumë ujë dhe të qëndrojnë në hije.