Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal ndaj një 29-vjeçari, pasi ka shqetësuar një burrë me anë të telefonit.
Më datë 28.02.2017, ka bërë kallëzim shtetasi E.A. 40 vjeç, banues në Durrës, pasi pretendon se shtetasi D.T. . 29 vjeç, e ka shqetësuar më anë të telefonit, me thirrje dhe mesazhe të ndryshme.
Sipas kallëzimit të 40-vjeçarit, shqetësimet kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.





