Elson Bajrakurtaj, inxhinieri që përflitet se ka nisur një histori dashurie me këngëtaren Elvana Gjata, ka reaguar për herë të parë mbi këto thashetheme në rrjetet sociale. Gjatë ditës së djeshme, në rrjetet sociale, kanë qarkulluar disa foto të tij, ku shihej pranë një vajze me fustan të bardhë, duke aluduar se ishte i martuar. Por në fakt, pamjet në fjalë ishin nga dasma e motrës së tij.
Pas këtyre thashethemeve, Bajrakurtaj ka reaguar në rrjetet sociale, ku u shpreh se nuk ka asgjë për të fshehur, dhe në momentin që do të ketë dikë në krahë, vetë ai do ta ndajë këtë lajm me ndjekësit dhe miqtë.
“Ky postim është për të gjitha pseudo-portalet që, edhe pse s’e meritojnë vëmendjen, përhapin fake neës dhe tituj bombastik vetëm për disa klikime. Kur të vijë momenti që të kem dikë në krah, do jem unë i pari që do e ndaj lajmin me krenari. Nuk kam asgjë për të fshehur e as për t’ju frikësuar, aq me teper nga ju! Edhe pse nuk e meritoni energjinë time, nga ky moment ekipi im ligjor po mbledh fakte për të gjitha këto portale që përhapin mashtrime, dhe do përballeni me mua në gjyq”, shkruan Bajrakurtaj në rrjetet sociale.
Këngëtarja Elvana Gjata u përfol disa muaj më parë, se kishte vendosur të linte pas krahëve historinë me Ervin Matën, të njohurin dhe si ‘boli i kokainës’, i cili tashmë është në kërkim nga drejtësia.
Elson Bajrakurtaj, me profesion inxhinier, është njohur për publikun shqiptar edhe për rolin e tij në filmin që ka si producent Ermal Mamaqin, “Dy gisht mjaltë”, ku dhe mund të jetë bërë njohja e tij më këngëtaren.
Pavarësisht se, nisur nga profili që ka krijuar Bajrakurtaj në Instagram, ku shfaqet herë në Zvicër me helikopter privat, herë mes kantiereve të ndërtimit në Londër ku dhe është zhvendosur prej vitesh e herë mes kuajve, shanset janë që me këngëtaren të jetë takuar edhe diku nëpër botë.