Gjatë patrullimit në aksin “Tiranë-Durrës”, Policia Rrugore ndaloi një drejtues mjeti që po përdorte celularin gjatë drejtimit.
Për të shmangur masën administrative, ai i ka ofruar 2.000 lekë punonjësve të Policisë.
Materialet u referuan në Prokurori dhe ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.





