Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi i ka ofruar para një vajze të miture në këmbim të marrëdhënieve seksuale.
Sipas policisë ky person ka ushtruar gjithashtu dhunë fizike ndaj djemve të tij si dhe ka hyrë me forcë në banesën e komshijes së tij dhe ka ushtrur dhunë fizike dhe ndaj saj.
47-vjeçari akuzohet për 4 vepra penale, “Dhuna në familje” “Ngacmim seksual” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dhunim i banesës”.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” “Ngacmim seksual” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dhunim i banesës” i shtetasit S. G., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” pasi dyshohet se i ka ofruar para një shtetaseje të mitur në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy djemve të tij si dhe ka hyrë me forcë në banesën e një komshie të tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike”, thuhet në njoftimin e policisë.





