Finalja e mbrëmshme e Championsit ishte makth për Interin. Një ndeshje që nuk do ta harrojnë kurrë për mënyrën si pësuan 5 gola dhe nuk arritën të bëjnë asnjë reagim. Pas dështimit në Mynih, kapiteni zikaltër Lautaro Martinez, foli për mikrofonat “Sky Sport”.

Nuk arritëm të bënim asgjë nga ajo që kishim përgatitur, urime PSG-së, por jam krenar për këtë ekip: shokët e ekipit dhe trajnerin. Duhet të rikthehemi, patëm një sezon të shkëlqyer edhe pse nuk fituam asnjë titull, gjë që është ajo që ka rëndësi. Ka hidhërim dhe dëshirë për të filluar nga e para, i lamë të gjitha pas. Humbja në një finale dhemb shumë, por ne jemi krenarë”, tha sulmuesi argjentinas.