Grabitet një prej pikave të dhënies së kredive “Kredo.al” në Korçë në lagjen nr. 7. Një djalë i ri i pamaskuar ka hyrë brenda ambienteve të pikës ku jepet kredi dhe ka ushtruar presion te punonjësit me një thikë. Ai ka ka mundur të marrë një sasi prej 10 mijë lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, pasi punonjësit nuk kanë bërë rezistencë, por i janë bindur autorit.
Policia kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet për identifikimin e kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Arrestohet grabitësi i pikës së kredive në Korçë. Ai është Dh. D., 25 vjeç, banues në Korçë, i cili po lëvizte me shpejtësi në një rrugicë, në lagjen nr. 4 Korçë.
Atij i është gjetur dhe sekuestruar shuma prej 92.800 lekësh të rinj dhe thika me të cilën autori kërcënoi personelin për të marrë lekët. Sipas policisë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.





