Një oficer policie është qëlluar për vdekje në një stacion policor në qytetin e Croydon të Anglisë.
Sipas raportimit të mediave të huaja, ai u qëllua për vdekje nga një 23-vjeçar i arrestuar, që po mbahet në paraburgim.
Lajmin për vrasjen e oficerit britanik e konfirmoi edhe Policia Metropolitane përmes rrjeteve sociale.
“Një nga oficerët tanë vdiq pasi u qëllua nga një burrë i cili ishte ndaluar në paraburgim në orët e para të mëngjesit”, thuhet në deklaratë.
Më tej, thuhet se janë duke u informuar të afërmit e oficerit për ngjarjen e rëndë. Polici fillimisht kishte plagë në trup, ndërsa ka ndërruar jetë më vonë në spital.