Derisa ishte i shtrirë në dysheme duke bërtitur që të ndaleshin sulmuesit e tij, ai laget me një lëndë djegëse dhe i vë flakën vetes.

I pastrehi u sulmua nga një bandë me thika të mëdha dhe e gjithë kjo u inçizua nga kamera, transmeton koha.net.

Ai u rrethua nga pesë njerëz, të cilët e goditnin atë me thika dhe si duket nga dhimbja e madhe vendosi t’ia vërë flakën vetes.

Incidenti ka ndodhur në qendër të qytetit të Casablanca të Marokos, ndërsa viktima përfundoi me disa të prera në trup dhe djegie të shkallës së tretë.