Një grua nga Nju Xhersi ka marrë një nismë për të mbledhur më shumë se 290,000 dollarë për një të pastrehë, i cili përdori 20 dollarëshin e tij të fundit për ta ndihmuar atë të kthehej në shtëpi pasi kishte ngelur në rrugë.

Kate McClure po kthehej në shtëpi me makinë një natë tetori, kur makinës i mbaroi

Johnny Bobbitt Jr jeton në rrugët e qytetit më të madh të Pensilvanisë në 18 muajt e fundit dhe kalon çdo ditë ulur në anë të rrugës duke lypur.

 “Ai më pa dhe kuptoi që diçka nuk shkonte. Më tha të kthehesha në makinë dhe të mbyllja dyert. Pak minuta më vonë ai u kthye me një bidon ku kishte naftë, duke përdorur 20 dollarët e tij të fundit”.

Frymëzuar nga vepra e tij dashamirëse, ajo dhe i dashuri i saj, Mark D’Amico, vendosën të hapnin një faqe GoFundMe me qëllim grumbullimin e 10,000 dollarëve për të ndihmuar marinarin e vjetër që të jetojë më mirë.

Ata grumbulluan rreth 290,000 dollarë të cilat do t’i përdorin për t’i siguruar atij qiranë e disa muajve, një automjet dhe shpenzimet për 4-5 muaj.