Një shqiptar është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Kosovës në kufirin mes dy vendeve.
Ai ka qenë i pavaksinuar dhe për të kaluar në territorin e Kosovës, u ka dhënë 50 euro policëve në Doganën e Vermicës.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës dhe i ndaluari është dërguar në burg me urdhër të Prokurorit.
“PKK. Vermicë, 12.12.2021-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50€ me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri – Kosovë në mungesë të vaksinave (ishte i pa vaksinuar). I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.





