Një i penduar shqiptar, ish-pjesë e Ndrangheta-s, në zonën e Viterbos në Itali, ka treguar për autoritetet paktin mes organizatave mafioze për ndarjes e zonave të qytetit me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Sokol Dervishi ka thënë se plani mafioz nuk u arrit të vihej në jetë falë ndërhyrjes së karabinierëve.

Dervishi ka qenë i besuar i kreut të organizatës Ndragheta. Sipas tij, ka patur një akord mes bosit të Ndraghetas në Viterbo dhe një organizate shqiptare që drejtohej nga Ismail Rebeshi.

Dy organizatat ndihmonin njëra-tjetrën dhe kishin vendosur të kontrollonin tregun e trafiqeve të paligjshme. Ato kanë realizuar 50 atentate, zjarrvënie, zhvatje dhe kërcënime të ndryshme.

Mediat italiane thonë se tashme i penduari Sokol Dervishi po zbërthen të gjitha ngjarjet me saktësi, pa harruar edhe trafikun e narkotikëve që ishte aktiviteti kryesor i organizatës shqiptare.