E dashura i rrëfen se një i njohur i përbashkët e kishte përdhunuar, ai hakmerret duke e vrarë e i prerë kokën. Protagonist i kësaj vrasjeje makabre është bërë një 35 vjeçar amerikan, Joseph C. Thoresen, (në foto kryesore) nga Minesota.
35 vjeçari akuzohet se ka vrarë 20 vjeçarin David A. Haiman (në foton poshtë), i cili dyshohet se ka përdhunuar të dashurën e Joseph.
Pasi ka mësuar nga e dashura se David kishte abuzuar me të, 35 vjeçari kishte humbur tërësisht llogjikën.
Ai e ka ftuar të riun në apartament, e pasi kanë pirë të tre marijuanë dhe metanfetaminë kanë dalë për të bërë një xhiro në një pyll aty afër.
Aty Joseph e ka rrahur, më pas e ka vrarë e në fund i ka prerë kokën të riut 20 vjeçar.
Policia në Minesota e ka ndaluar Joseph, e tashmë ai është në pritje të procesit gjyqësor për vrasje.





