Një prezantues i njohur i BBC-së është pezulluar nga detyra pas përfshirjes në një skandal seksual.

Ai akuzohet se ka paguar një fëmijë për foto seksuale. Prezantuesi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur dyshohet se i ka dhënë një të riu më shumë se 35,000 paund për t’u fotografuar.

The Sun zbuloi ekskluzivisht se prezantuesi nuk  është më pjesë e transmetimit të rrjetit të njohur. BBC konfirmoi se prezantuesi tashmë është pezulluar dhe po merret në pyetje nga policia.