Përjashtimit nga klubi dhe moslejimit për t’u stërvitur me skuadrës i është shtuar së fundmi dhe problemi shëndetësor për sulmuesin e Breshias Mario Baloteli.
Futbollisti publikoi një video në rrjetin social “Instagram” ku etiketonte veten si “të sëmurë” (fizikisht dhe psikologjikisht).
Sipas mediave italiane, Baloteli ka shfaqur sërish shqetësime në stomak dhe është vizituar në shtëpi nga një mjek.
Ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Mançester Sitit, dhe Liverpulit vuan nga gastriti.





