Një personi i është përkeqësuar gjendja, teksa ishte duke pritur autobusin në lagjen “Dardania” në Pejë.

Ai është dërguar në spital për t’u trajtuar dhe aty ka ndërruar jetë, njofton Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.