Kryeministri Edi Rama foli në Kuvend në lidhje me ligjin e dekriminalizimit pasi deputetja e PD Jorida Tabaku i përmendi arrestimin e Agim Kajmakut.
Rama: Nese sot ka ish ministra, deputet, kryetar bashkie të lidhur me partinë në pushtet janë në duart e drejtësisë, nuk ka ardhur nga qielli.
Si rezultat i kërkuar me kembengulje prej nesh jo prej jush. Unë besoj që kjo është një arsye më shumë pse shqiptarët na besojne neve dhe jo juve.
As për të mëshiruar një përgjegjësi kolektive. Duke qënë se ju I referoheni unë do tju sugjeroja që të mos ta harroni se flamurin tuaj, jo Nokën por me flamurin e partisë suaj, të lëvizjes tuiaj të madhe demokratike e keni të arkivuar me një vulë te madhe sipër, non grata për korrupsion madhor, jo nga KLSH i Leshkos por nga DASH. Nuk duhen harruar.
Qeveria nuk lufton këtë apo atë, as opozita. Ju do vazhdoni të mbeteni aty. E fundit. Duke e qepur gojën në raport me të tjerët duke u cliruar nga hijet e vetvetes.





