Moderatorja Roza Lati dhe Meriton Mjekiqi, kanë qenë protagonistët të një debati me tone të larta që tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Në një moment pikant të diskutimit, të dy banorët kanë hedhur akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit.
“Nuk ke të pasme të flasësh,” është një nga frazat provokuese që acaroi Meritonin.
Por ajo që duket se ka çuar debatin në një nivel tjetër, ishte kur Roza i drejtoi Meritonit një pyetje të fortë dhe personale: “A e sheh djalin tënd?”.
Dyshja, që deri më tani kanë patur një sërë përplasjeje duket se dyshja ka ndërprerë çdo urë komunikimi me njëri-tjetrin.
Pjesë nga debati:
Roza: Do të merrem më ty dhe do të tregoj vendin nuk të flas më do të flas vetëm për lojën për të nxjerr bllof.
Roza: Sepse ti i jep shumë gojës më ke kap te Sasha
Meritoni: Më ke kap tek djali, ke folur cepash.
Roza: Unë vetëm kam thënë nuk besoj ta ketë mësuar Ilnisa sepse fakti që nuk është me nënën e fëmijës dhe as fëmijën nuk e shikon ti kështu mashkulli duhet të jesh, çfarë babai je ti.
Meritoni: A nuk të vjen turp se si flet.