Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar letrën e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit ku përmendet Ilir Meta, si një raport të hartuar nga Edi Rama dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se ka parë dokumentet dhe nuk bëhet fjalë për ish-Presidentin, por pët një shtetas nga Librazhdi, konkretisht për shtetasin Ilir Muratin.

“Unë deklarova dy ditë më parë që gjithçka është një trillim i paskrupujt i Edi Ramës. I një njeriu që pa asnjë moral përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarit politik. Nuk ka akt më të shëmtuar, sepse unë i kam ato aktet në dorë. Edi Rama e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth. Cilido që lexon email-in e ka të qartë se I.M është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tare është nga Librazhdi dhe nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Edi Rama ka keqshfrytëzuar në mënyrën më të shpifur qoftë kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, qoftë Linda Nikollën. Unë mund t’ju them ju se në dokumentin e drejtuar Linda Nikollës, akuzon direkt Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.”, tha Berisha.