27 nëntor 2014 –  Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ligën e pestë të Francës, më saktë te skuadra amatore, Marly-Gomont. Ekipi në fjalë e humbi këtë takim me rezultatin tenistik 20:0, pasi i mungonin plot 14 lojtarë për shkak dëmtimi. Por çudia ndodhi në minutën e 65-të kur portieri i skuadrës u largua nga ndeshja pasi u njoftua se një prej lopëve të tij kishte pjellë, raportojnë mediat franceze. Pas kësaj, në vend të portierit hyri presidenti 61-vjeçar i skuadrës.