Një konflikt me armë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shëngjinit.
Sipas burime policore, Gertian Malshi 39 vjeç, ka plagosur me armë gjahu 49-vjeçaren, Mimoza Aliaj. Pas kësaj, bashkëshorti i gruas ka qëlluar me armë Malshin duke e plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30 në vendin e quajtur “Lapidari” dhe sipas të dhënave, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar 52-vjeçarin Gëzim Aliaj, burrin e 49-vjeçares. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të situatës deri në vrasje, duke kapur në flagrancë dhe shoqëruar shtetasin Gëzim Aliaj.
Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





