Një person ka mbetur i plagosur rëndë sot në Mat, pasi i ka plasur jastëku i ajrit të kamionit që drejtonte.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur “Baza e Asfaltit”, i plagosuri dhe është nisur me helikopter drejt Tiranës pasi ka marrë dëmtime në kokë.

Njoftimi i policisë: 

Në vendin e quajtur ‘Baza e Asfaltit’, Mat, shtetasi A.I., duke ndërruar jastëkun e ajrit të kamionit që drejtonte, dyshohet se ka plasur dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Shtetasi A.I, është dërguar me helikopter drejt Tiranës,  për ndihmë mjekësore më të specializuar aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.