KUVAJT, 1 prill 2013– Me sy e duar të lidhura, ky i burgosur po tymos dëshpërueshëm një cigare për herë të fundit.

Pak minuta më vonë atij i vihet litari në qafë. Poshtë këmbëve i hapet një e çarë dhe ai ekzekutohet. Kjo është drejtësia sipas stilit kuvajtian.

Sot Kuvajti, shteti i vogël i Gjirit Persik vari tre të dënuar për vrasje.

Ky është ekzekutimi i parë që prej vitit 2007. Të tre, një pakistanez, një saudit dhe një pa shtet, u ekzekutuan për tre vrasje të ndryshme.

Gazetarët u ftuan të ishin të pranishëm. Hera e fundit kur një person ekzekutohej ishte në vitin 2007, kur një pakistanez gjeti vdekjen pasi akuzohej për trafik droge.