Mediat lokale kanë publikuar pamjet e para të autorit të sulmit të rëndë në Universitetin e Pragës, ku paraprakisht raportohet për disa viktima dhe disa të plagosur.

Siç shihet foto, autori është i pozicionuar dhe qëllon nga një distancë. Në pamje të parë duket se arma është një snajper.

Ende nuk dihet bilanci ndërsa policia ka ekzekutuar autorin, ndërsa janë evakuuar qytetarët.

“Në bazë të informacioneve fillestare mund të konfirmojmë se në vendngjarje ka persona të vdekur dhe të plagosur”, tha policia në një deklaratë në X.

“I bëjmë thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë në afërsi dhe të mos dalin nga shtëpia”.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan studentët duke ikur nga ndërtesa me duart e tyre të ngritura në ajër. Punonjësit e universitetit u paralajmëruan se sulmuesi mund të lëvizte rreth ndërtesës, thotë një dëshmitar okular për Radio Liberty.