Skeleti i Ivan Klyucharev-it, 31-vjeçarit të zhdukur 2 vjet më parë e që aspironte të ishte iluzionist, u gjet i prangosur pas një peme në pyjet e rajonit të Moskës.

Klyucharev udhëtonte shpesh vetëm në të gjithë Rusinë, pa u thënë familjarëve asgjë nga planet e tij. Ai ishte gjithashtu i apasionuar pas iluzionistit të famshëm Harry Houdini dhe numrave të tij legjendarë me pranga.

Skeleti i Klyucharev u gjet nga disa turistë në dalje të fshatit Cherusti, që ndodhet 156 kilometra në lindje të Moskës, në fillim të kësaj jave. Në vendngjarje u gjetën gjithashtu pajisje kampingu, një çadër, ushqime, rroba, një laptop, pranga, zinxhirë etj.

Hetuesit rusë nuk e përjashtojnë mundësinë që 31-vjeçari mund të jetë vrarë. Megjithatë, pista kryesore është se iluzionisti u prangos vetë në pemë, në mënyrë që të praktikonte aftësitë e tij.

Vetëm një prej duarve ishte e lidhur, ndërsa tjera ishte e lirë, në mënyrë që të përpiqej të largohej. Por mesa duket Klyucharev nuk ishte ende gati për numra të tillë dhe dyshohet se vdiq si pasojë e urisë e etjes.